Banorët e Vërrisë, 6 pyetje Ramës për impiantin e plehrave

Banorët e Verrisë iu përgjigjën dje Kryeministrit Rama lidhur me deklaratat e tij se, ashtu si në Elbasan edhe në Vërri do të ndërtohet impianti i mbetjeve. Ata kanë edhe disa pyetje për Kryeministrin:
1. Si ka mundësi që impianti në Elbasan ka kushtuar sa gjysma e kostos mesatare që këto projekte kanë në Europë? Nga 50 mln euro në 21 milionë? A mos vallë keni kursyer para te filtrat dhe mekanizmat e pastrimit të ambjentit të cilët përbëjnë 40% të kostos?
2. Si ka mundësi që ndërtohet një impiant me kapacitet 150 ton në ditë, kur Elbasani nuk mund të prodhojë më shumë se 40 ton në ditë mbetje?
3. Si ka mundësi që aksionerët e kompanisë në Elbasan janë të njëjtët me ata në Fier dhe Tiranë?
4. Si ka mundësi që kompania që po ndërton impiantet është rregjistruar vetëm në 2014 dhe një muaj më pas ka kërkuar koncesionin, të cilin ti ja ke miratuar?
5. Si ka mundësi që Klodian Zoto, i cili fshihet mbas aksioneve te kompanisë, merr koncesionin për impiantin, ndërkohë që deri në 2014 zotëronte vetëm një dyqan të vogël kompjuterash?
6. Kush është Stela Godoli?
Kaq për sot. Në ditët që vijojnë do kemi edhe më shumë pyetje, por edhe më shumë përgjigje nëse ti refuzon t’i japësh ato. Ndërkohë, të jesh i sigurtë se në Vërri impianti do të ndërtohet veç nëse mjetet shkelin mbi trupat e banorëve.

Artikulli paraprakTonelatat e drogës në Portin e Durrësit, Prokuroria sekuestron kamerat e sigurisë
Artikulli tjetërProvat e vjedhjes masive nga OSHEE me faturat e energjisë