Banorët e Sharrës në protestë për landfillin: Na bëjnë presion, por ne nuk tërhiqemi. Më 21 janar protestë te Kryeministria

Banorët e Sharrës janë ngritur sërish në protestë sot për zaptimin e tokave nga Landfilli. Ata paralajëmruan se më 21 janar do të protestojën para Kryeministrisë pasi prej tre muajsh nuk kanë marrë përgjigje për kompnesimin me çmimin e tregut për tokat që u ka zënë Landfilli.

Banorët e Sharrës me pankarta në duar protestuan duke kërkuar dëmshpërblim me çmimin e tregut. “Ne kërkojmë projektin e landfillit, të na dëmshpërblehet toka se me çmim qesharak me 4 mijë lekë metrin sa tallen këto. Prej tre muajsh kërkesa e tyre ka mbetur pa përgjigje nga landfilli dhe Bashkia Tiranë”, u shpreh një nga banorët.

Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Bashkia e Tiranës për dëmshpërblimin e tokës me çmimin e tregut dhe jo çmimin qesharak prej 4 mijë lekësh.

“Ne nuk do ta ndalim protestën, do shkojmë në Elbasan, Fier, Shkodër, ku të na thërrasin. Kjo është një fushatë kundër mafies, kundër krimit, për t’i thënë ndal Erion Veliaj dhe çdo bande tjetër që kërcënon banorët”, tha një tjetër banor.

Ndërsa një banor tjetër u shpreh se u janë bërë presione dhe disa janë arrestuar nga policia që të mos dalin në protestë. “Kush del në protestë, i arrestojnë, i bëjnë në presion, çojnë letrën në Prokurori, mos dilni më se do ju arrestojmë. E morëm këtë vendim më 21 janar, i bëjmë thirrje opozitës, Presidentit, kushdo që të jetë të na mbështesë, ne nuk po kërkojmë as punë asgjë tjetër. Rrugë po kërkojmë”, u shpreh ai

Zgjerimi i landfillit ka zënë sipërfaqe toke ku banorët e Sharrës kanë pasur puset e ujit, ndërsa ndërhyrja në zonë rrezikon dhe varrezat 500 vjeçare dhe xhaminë e fshatit.

Artikulli paraprakBasha: Vendi nën ujë, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai
Artikulli tjetërBasha në Sukth: Nëse qeveria mendonte për ju nuk do të ishte shtruar në restorante luksoze, por do të ishte këtu!