Banka e Shqipërisë lajmëron rritjen e çmimeve

Banka e Shqipërisë paralajmëron se çmimet e ushqimeve do të vijojnë të rriten si pasojë e kushteve jo të mira klimaterike. Ndërsa deri në fund të vitit 2017 çmimet e naftës dhe ato të metaleve do të vijojnë të qëndrojnë në çmimet aktuale. Në raportin tremujor të politikës monetare, Banka Qendrore vëren se çmimet e mallrave bazë janë rritur kryesisht të produkteve të naftës. Sipas Bankës së Shqipërisë çmimi i naftës Brent u luhat nga 54-57 dollarë për fuçi në këto dy muaj dhe indeksi shënoi një rritje vjetore prej 70%.
Optimizmi i tregut u shua në fund të marsit me rritjen e prodhimit në SHBA dhe me ndryshimet e marrëveshjes së OPEC nuk ishin të mjaftueshme për të krijuar presione për rritjen e çmimit të naftës. Kjo ndikoi në rënien e çmimit në muajin mars, por shtimi i presioneve gjeopolitike dhe deklaratat nga autoritetet për respektimin e marrëveshjes bënë që çmimi të rritej përsëri në muajin prill duke shkuar në nivelet e fillimit të vitit.
Rritje kanë shënuar edhe çmimet e metaleve në përgjigje të rritjes së perspektivës për rritje të investimeve në vendet në zhvillim, ulje të kapaciteteve prodhuese në disa miniera dhe një politikë fiskale stimuluese fiskale. Çmimet e ushqimeve po ashtu shënuan rritje në tremujorin e katërt 2017 me ecuri të ndryshme brenda grupeve si tek drithërat duke reflektuar prodhim të ulët dhe konsum të lartë. Banka e Shqipërisë raporton se çmimet e banesave dhe qirave kanë shënuar zhvillime me kahe të ndryshme në tremujorin e parë të 2017.
Indeksi i qirasë vijon të rritet me 6.3 në terma vjetorë. Ndërsa çmimet e banesave pas rritjes me 4% në tremujorin e fundit të 2016 është kthyer në normë rënëse në këto muaj të vitit 2017 në 5.9% bazuar mbi çmimet dhe qiratë në qytetin e Tiranës dhe si rezultat është ngushtuar më tej raporti i çmimit të shitjes së banesave dhe qirave.

Artikulli paraprakRënia e euros, ekspertët paralajmërojnë: Ulje e mëtejshme gjatë verës
Artikulli tjetërNumri i ndërmarrjeve të mbyllura kalon bizneset aktive