Balotelli shumë afër Juventusit

Mario Balotelli raportohet se është afër transferimit te Juventus. Mario Balotelli është lajmi i ditës. Sipas mediave italiane, ish-sulmuesi i Milanit e Interit është afër arritjes së marrëveshjes me Juventusin për t’u transferuar në verë te Zonja e Vjetër si lojtar i lirë, shkruan “The Sun”.
Ish-futbollisti i Manchester City ka realizuar 17 gola për Nice këtë sezon dhe Juve e sheh si zëvendësues ideal për Gonzalo Higuain, që shpesh është larg formës më të mirë. Raportohet se çelësi për këtë transferim është Mino Raiola, i cili ka marrëdhënie të mira me Juven – skuadër në të cilën e transferoi në vitin 2017 Blaise Matuidin. Përveç Balotellit, si lojtar i lirë Juves pritet t’i bashkohet gjatë verës edhe Emre Can nga Liverpooli.

Artikulli paraprakApple: 350 miliardë USD për ekonominë amerikane
Artikulli tjetërWenger, i sinqertë për Sanchez