Balliu: Shqipëria ka vendosur të bashkohet kundër regjimit anti perëndim të Edvin Drogës

Gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re, ish deputeti i PD, Klevis Balliu komentoi edhe vendimin e djeshëm të Bundestagut gjerman, i cili e çoi në 9 numrin e kushteve për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Sipas anëtarit të Kryesisë së PD, kushtet e vendosura nga Gjermania flasin qartë.

“Ato kushtet flasin qartë, ato tregojnë përgjegjësitë për ata që kanë vjedhur votat, qytetarët shqiptarë, për atë banditë e kriminelë që janë në institucionet e shtetit. Europa kërkon përgjegjësi për ata që kanë vjedhur, për ata që kanë vjedhur votat, ë gjithë një për një do të shkojnë të përballen me drejtësinë. Nuk dënojnë Tahirin, bandat, por qytetarët e Unazës e qytetarë të tjerë janë në burgje”, tha Balliu, i cili lëshoi edhe një paralajmërim: “Nuk do t’i falim, as shqiptarët, as PD ata që kanë kryer krime”.

Banorët e Unazës së Re, sot më shumë se kurrë, denoncuan faktin dramatik për të gjithë Shqipërinë; Me Edi Ramën ne po largohemi çdo ditë e më shumë nga Europa pasi kushtet ndaj Shqipërisë po shtohen çdo vit.

Nuk mund të ketë Europë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me hajdutët e 339 dhe 184.

Ndaj sot Shqipëria ka vendosur të bashkohet kundër regjimit anti perëndim të Edvin Drogës.

Artikulli paraprakShishja e katërt bosh e shampanjës së negociatave
Artikulli tjetërLaçi mbytet në një gotë ujë!