Baçi: Nëse Berisha do fitonte betejën me drejtësinë, do “rrëzonte” edhe “non gratën”

Gazetari Agim Baçi është shprehur se koncepti i imunitetit të deputetit ka të bëjë me mospengimin e tij në seancë plenare, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Komentet Baçi i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se beson se ndaj Berishës do të vendoset masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ai tha gjithashtu se nëse Berisha do ta fitonte betejën me drejtësinë, atëherë qytetarët kanë të drejtë që të pretendojnë se edhe shpallja e ish-kryeministrit “non grata” është e paarsyetuar.

“Po natyrisht që duhet ta bënte SPAK veprimin e djeshëm sepse Berisha e sfidoi. E sfidoi duke e konsideruar antikushtetuese, megjithëse ju përgjigj një situate juridike me një situatë politike. Publiku është i paqartë në këtë pikë.

Berisha meqënëse ka propozuar të mos ketë imunitet, ne duhet të dimë, edhe raporti i konceptit të imunitetit të deputetit ka të bëjë me mospengimin e tij në seancë plenare për të ushtruar detyrën e deputetit dhe këtu nuk e ka ndaluar njeri Sali Berishën.

Pra është koncepti që ti mos të ndalohesh. Berishën nuk e ka ndaluar njeri. SPAK ka justifikuar që këto meqënëse nuk i konsiderojmë kufizim lirie, atë i drejtohen Kuvendit për dy masa të tjera. Unë besoj që do të jetë ‘arresti në shtëpi’.

Mund t’i kërkojnë shkallë shkallë këto. Një situatë juridike duhet sqaruar në mënyrë juridike dhe jo politike. Nëse Berisha do e fitonte këtë betejë me drejtësinë, atëherë edhe ne kishim plotësisht të drejtë që të thoshin që edhe non grata është kot”, tha Baçi.

Artikulli paraprakMërtiri për vendimin e SPAK: Berisha po dëmton opozitën dhe po i shërben Ramës
Artikulli tjetërTesla tërheq 2 milionë makina për arsye sigurie