Babëzia/ Nuk ngopet Velina! 8 orë pas tërmetit shpall tenderin 300 mijë euro për…

Vetëm pak orë pas tërmetit tragjik, saktësisht në orën 12 të datës 26 Nëntor 2019, Bashkia e Tiranës vendosi të hapë tenderin për hartimin e një studimi për mbarështimin e pemëve, me vlerë totale ë0 milionë lekë të vjetra-mbi 300 mijë euro.

Tirana është një prej qendrave urbane më të goditura nga lëkundjet sizmike të të Martës së javës së kaluar. Deri më, grupet e emergjencës kanë përllogaritur se në kryeqytet janë rreth 2000 ndërtesa të dëmtuara, nga të cilat 410 shtëpi private të pabanueshme. Gjithashtu, po sipas të dhënave paraprake, janë dëmtuar rreth 200 pallate, nga të cilat 4 të pabanueshme.

Këto dëmtime të rënda kanë nevojë për fonde të mëdha, me qëllim rikthimin e normalitetit në kryeqytet.

Por, në Bashkinë e Tiranës, duket se, krahas “vizitave” në ndërtesat e dëmtuara, ka edhe disa prioritete të tjera, siç janë tenderat multi-milionësh pa vlerë për momentin.

Në Buletinin e Prokurimeve të datës 2 Dhjetor 2019, është publikuar njoftimi, në të cilin Bashkia e Tiranës shpall tenderin për “Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor për ekonominë pyjore “Pezë, “Shesh”, “Krrabë-Gurrë”.

Ky tender është hapur në datën 26 nëntor 2019, ora 12.00 dhe të interesuarit mund të dorëzojnë dokumentacionin deri në datën 26 dhjetor 2019, ora 12.00. Fondi limit për këtë tender është 30.399.170 lekë pa tvsh ose rreth 36 milionë lekë të reja (bashkë me TVSH).

Sipas dokumentave të tenderit, subjekti që do të shpallet fitues për hartimin e Planit të Mbarështimit të pyjeve dhe kullotave ka si detyra kryesore: ​

– Grumbullimi dhe shqyrtimi i literaturës për të vlerësuar gjendjen aktuale të burimeve pyjore/kullosore në ekonominë pyjore.

– Përshkrimi i përgjithshëm në terren i parcelave e n/parcelaveve, verifikimi i kufijve, përcaktimi definitiv në terren duke shënjuar me bojë vaji kufijtë e tyre, hedhja e ndryshimeve në hartë dhe llogaritja e sipërfaqeve përkatëse.

– Vlerësimi i sipërfaqes dhe volumit të pyjeve sipas formave të ndryshme të qeverisjes:

– Trungishte

– Cungishte

– Shkurre

– Vlerësimi kullotave/livadhe, përfshirë kapacitetin prodhues të tyre si dhe atë mbajtës e disa aspekte të tjera, të cilat, në ditët e nevojës emergjente për fonde pas tërmetit tragjik, duken si “shpenzime luksi”.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë se, pavarësisht pasojave të tërmetit, një tjetër strukturë e Bashkisë së Tiranës, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, ka hapur tenderin për ngritjen e një godine të re për këtë institucion, me vlerë rreth 5 milion euro.

/Boldnews.al

11

Artikulli paraprakNjë shtet si ky, komplet llesh e li, është burimi i vetëm i panikut publik!
Artikulli tjetërBasha në fshatrat e Durrësit: Banorët në gjendje të rëndë! Emergjente rritja e numrit të vlerësuesve në terren