Babai jep alarmin: Alvini është zhdukur nga kampi një ditë pas transmetimit të emisionit

11 vjeçari Alvin Berisha,djali nga Shqipëria i cili kishte mbetur në kampet e ISIS ka humbur gjurmët.

Babai i 11 vjeçarit Afrim Berisha ka bërë me dije për mediat se djali nuk gjendet më në kampin e Al-Holit pas reportazhit të transmetuar ditën e djeshme.

Historia e trishte e Alvinit:

Historia e 11-vjeçarit Alvin Berisha, i cili mbahet prej 5 vitesh në kampet e ISIS-it është rënqethëse dhe kalon kufijtë e imagjinatës. 6-vjeçari u mor nga e ëma e tij, një praktikante myslimane dhe u larguan drejt Sirisë, për t’u bërë pjesë e ISIS, duke braktisur pjesën tjetër të familjes në Itali.

Vite më vonë e ëma do të vdiste, pas një shpërthimi dhe pas kësaj vogëlushit i duhet që të përballojë i vetëm realitetin mizor që ofron Siria, me luftime të ashpra nga të gjitha anët.

Pas përpjekjeve të të atit të tij dhe emisionit italian Le Iene vogëlushi u gjet në një kamp të burgosurisht në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të ISIS, por që fatkeqësisht nuk mund të shpëtohej prej aty.

Shkak për këtë është bërë mungesa e një përfaqësuesi të ambasadës shqiptare në Siri, që të mund të firmoste garancinë për largimin e tij.

Përpjekjet e babait Afrim Berisha, morën fund në momentin që ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli iu mbylli telefonin gazetarëve italianë, duke thënë se nuk mund të bënte asgjë për ta, pavarësisht se në fillim i kishte garantuar ndihmën.

Pas 5 vitesh pa e parë, Afrimi u detyrua që ta linte sërish të birin e tij në mes të luftës, pasi shteti shqiptar nuk bëri asgjë për të ndihmuar qytetarët e tij.

Artikulli paraprak“Çdo gjë do të dokumentohet” gazetari i “Le Iene” i përgjigjet Ramës për djalin 11 vjeçar, peng në Siri
Artikulli tjetërMacron fajësoi Komisionin Europian: Shqipëria, krim e korrupsion, ka humbur 15-25% të popullsisë