Azgan Haklaj: Erzen Breçani, krah i djathtë i Berishës e Metës

Anëtari i Kryesisë në PD, Azgan Haklaj ka komentuar arrestimet e fundit në vend, pas operacionit me urdhër të SPAK.

Haklaj tha për Dritare TV se një prej të arrestuarve, Erzen Breçani është edhe krahu i djathtë i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Haklaj tregoi një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitet 2000 në Tropojë, ku humbën jetën shumë protestues dhe i përfshirë ishte edhe Breçani.

“Në vitet 2000, Meta pas ngjarje të 26 shtatorit dhe 28 nëntorit mori disa ekspedita ndëshkuese policeske ndaj malësisë së Gjakovës, Tropojës. Në këtë ekspeditë ishte edhe Breçani, policia futi në luftë shtetin me demokratët e Tropojës”, citoi ai.

“Breçani, krahu i djathtë i Berishës dhe Metës. Në vitet 2000, Meta pas ngjarje të 26 shtatorit dhe 28 nëntorit që çuan në vrasjen e disa protestuesve dhe plagosjen e 60 të tjerë, ai mori disa ekspedita ndëshkuese policeske ndaj malësisë së Gjakovës, Tropojës.

Në këtë ekspeditë ishte edhe Breçani, policia futi në luftë shtetin me demokratët e Tropojës. Përplasja ishte e Metës me qytetarët e Tropojës, që protestonin kundër politikave të së majtës.

Dosja Tropoja ka mbi 200 vrasje, faturë e madhe që kanë paguar qytetarët. Tropoja ishte xhepi i fundit i lëvizjes për çlirimin e Kosovës, u bë pritës për vëllezërit e dëbuar. Tropoja ishte në betejë me shtetin e vet, Ilir Metën. Edhe unë jam arrestuar në mënyrë të dhunshme, jam masakruar si Krishti. Në arrestimin tim mori pjesë edhe RENEA, por edhe persona jashtë policisë. Por u vërtetua se arrestimi im ishte i paligjshëm”, shtoi Haklaj.

Artikulli paraprakPasi u zbyth nga shantazhi i italianëve për një “Non Grata” të re, Berisha kopjon Bashën për marrëveshjen Meloni-Rama
Artikulli tjetërEkstremist i djathtë dhe anti-islamik/ Pse Geert Wilders është makthi më i keq i BE-së