Azgan Haklaj: Bllokimi i komisionit të ‘Zgjedhores’ i kalkuluar nga trekëndëshi i Bermudës

Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj tha se bllokimi i komisionit të Reformës Zgjedhore është bërë me skenar të atij që e quan “trekëndëshi i bermudës” duke iu referuar këtu Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

“Bllokimi ka tre muaj që është një platformë e qartë e saktë e kalkuluar mirë e trekëndëshit të bermudës. Ata duan bashkëkryetar Bylykbashin ky është bërë njëherë bashkëkryetar dhe ka dështuar.

Është skenar i qartë i mirë-organizuar dhe ka regjisor Ramën dhe Berishën. Sepse Rama e të gjithë Ramat i tremben listave të hapura. Pse nuk i mbështesin partitë politike propozimet”, – tha Haklaj në Repolitix në Report Tv.

Ai u shpreh më tej se nëse nuk finalizohet reforma zgjedhore, zgjedhjet e 2025 nuk certifikohen nga ndërkombëtarët.

“Në 2021 i është grabitur karrige e kryeministrit Bashës sepse ky zotëria ka marrë 48% të votave dhe është kryeministër i Shqipërisë.

S’ka shans që zgjedhjet e 2025 t’ja certifikojnë ndërkombëtarët nëse të paktën vendimin e gjykatës kushtetuese nuk e implementon kodin zgjedhor”, shtoi Haklaj.

Artikulli paraprak“Gërdeci”, Mediu paraqitet në GJKKO
Artikulli tjetër“Djalin e ish-kryeministrit e zuri dheu poshtë”- Historia tragjike në kampin e Vlashukut: Pak para se të vdiste, i tha doktorit ‘A mund të shpëtoj që të shoh edhe njëherë…’! Trupin e tij nuk e dimë se ku e hodhën