Azemi rikthehet madhështor në Tropojë

U përurua sot në Bashkinë e Tropojës, shtatorja madhështore e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit. Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë, kryetari i PD, Lulzim Basha, kryetari i Bashksië së Tropojës,  Besnik Dushaj, ish-Kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Princi Leka, Daut Haradinaj, si dhe personalitete të rëndësishme të vendit dhe rajonit, etj.

Ceremoninë e hapi kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj, i cili tha se, djalin tonë të bukur e përcollëm të ri, dhe na u kthye në bronx. “Azem, ti je gjallë dhe faleminderit që na dha mundësitë të ëndërrojmë”, tha ndër të tjera kryebashkiaku Dushaj.

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha gjatë fjalës së tij se, kam ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, kthimin e Azem Hajdarit në Tropojën e tij të shtrenjtë.

Kam ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, kthimin e Azem Hajdarit në Tropojën e tij të shtrenjtë. Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi. Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojës dhe ju jeni krenar për birin tuaj. Si udhëheqës politik, Azem Hajdari.

Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdarit i detyrohemi shumë për çka bëri për lirinë e gjithëve ne. Kjo është vetëm njëra prej përmendoreve që ngrihen për të. Në fakt përmendoren më të madhe, Azem Hajdari e ka në mendjet dhe zemrat tona. Ai vazhdon të na ndriçojë rrugën.

Në mendjen dhe zemrat time, të mbarë rinisë shqiptare, kujtimi i Azem Hajdarit na shërben të kujtojmë se liria është gjëja më e çmuar në jetë. Tropoja sot është shumë e bukur me përmendoren e Azem Hajdarit”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Ish-Kryeministri Berisha tha gjatë fjalës së tij se, Azem Hajdari do të kthehej e do të shndërrohej në legjendën e vërtetë. Azem Hajdari do të kthehej e do të shndërrohej në legjendën e vërtetë. Do të ngrihej si luan mbi mitrolozët,përballë autoblindave, përballë një diktature më të rëndat e Evropës, do të brohoriste. Do të shkallmonte dyert e mbyllura të lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët, që shqiptarët të ngrihen kudo si njerëz me besim dhe krenarë!

Vëllezër dhe motra!

Azem Hajdari jeton e do të jetojë përjetë në ëndrrën më të bukur të çdo qytetari të kësaj toke që do të ndihet i barabartë, me dinjitet, kokëlartë, ndaj dhe sot ai është një apel, një frymëzim pasi pas 27 vitesh nuk mund të mohohet se një vello e zezë ka mbuluar Shqipërinë. Velloja e narkotikëve që ka bërë që shqiptarëvt të mos vendosin dot për fatin e tyre, që emri i tyre të mos shkëlqejë në mes të kombeve të tjera. Por ne jemi ëktu sot të frymëzuar nga Azem hajdari për t’u ndarë nga çdo e keqe, për të ecur të sigurtë drejt hapësirave që meritojmë.

Shqipëria europiane është ëndrra jonë. Të luftojmë ta bëjmë realitet sa më shpejt. Azemi ?7shtë ngritur në bronx, por ai duket si i gdhendur në shkëmb. Falenderoj edhe njëherë skulptorin Isa Baliaj, që na e solli Azemin këtu në qytetin e alpeve, që ai të prehet përjetësisht këtu. Nder përjetë heroit legjendar”, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërBasha: Mesazhi i Azemit, liria fitohet e mbahet me beteja duke shkuar çdo ditë në luftë për të