Avokati i “Djallit”!

Tashmë një trajner i papunë, Carlo Ancelotti mund të bëjë rolin e opinionistit. Tekniku italian, për të cilin qarkullojnë zëra se mund të marrë drejtimin e një skuadre kineze apo të Chlesea-t në Premier League në fund të sezonit, analizon situatën e Milanit, duke theksuar që “kuqezinjve” u duhet më shumë kohë pas një fushate intensive blerjesh.

“Në futboll asgjë nuk vjen si me magji, duhet durim për të gjetur lojtarët e përshtatshëm për projektin që ke nisur. Merkatoja e Milanit është etiketuar e jashtëzakonshme, por nuk mjaftojnë 6 muaj për t’i bërë një skuadër. Vendi i katërt është shumë i rëndësishëm për Milanin, sepse i jep mundësi të luajë në Champions dhe të investojë”, u shpreh Ançeloti.

Për shkarkimim nga detyra si trajner i Bayernit, Ancelotti u shpreh: “Ndoshta drejtuesit nuk besonin më te puna ime. Por tashmë kjo ka pak rëndësi. Duhet të shoh përpara dhe të shijoj këtë periudhë, duke e ndjekur futbollin si spektator, sigurisht me interesin për të gjetur një një tjetër mundësi për të ardhmen. Do të doja të drejtoja një skuadër me një projekt fillestar, për të punuar me qetësi. Sigurisht që në punën tonë, kur pëson humbje, presioni rritet automatikisht. Nuk kam nxitim, me qetësi po pres projektin e ardhshëm”, tha ai.

Për përdorimin e sistemit VAR, Ancelotti tha se duhej shfrytëzuar më parë dhe se vetëm një i cmendur mund të thotë se nuk nevojitet.

Artikulli paraprakE padëgjuar, Zagani u dënua në fshehtësi me vendim partie, ish-oficeri ironi e kryeprokurorit
Artikulli tjetërMafia me Ramën kërkon kapjen e Shërbimit Sekret për të mbyllur aferat kriminale