Avioni indonezian rrëzohet në det me 189 pasagjerë

Avioni Boeing 737-800, sipas të dhënave të autoriteteve indoneziane ka fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar i Xhakartës, por 13 minuta më vonë është zhdukur nga radarët dhe është rrëzuar në det. Yusuf Latif, zëdhënës i Shërbimit Kombëtar të Emergjencës bëri të ditur se avioni është lokalizuar në Karavang në provincën e Javës Perëndimore, aty ku ka humbur edhe kontakti me avionin. Në bord sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit kanë qenë 189 vetë. Nuk ka asnjë shenjë të mbijetuarish.
Forcat e shpëtimit kanë gjetur ndërkohë pjesët e para të avionit, rreth 70 kilometra larg Xhakartës. Shpresa për të gjetur të mbijetuar është e vogël. “Kemi zbuluar jelekë shpëtimi, handy dhe pjesë të avionit” , thotë një zëdhënës i forcave të shpëtimit. Mendohet se avioni gjendet në një thellësi prej 35 metrash.
Defekt teknik?
Duket se rrëzimin e ka shkaktuar një defekt teknik. Kreu i shoqërisë së fluturimit, Edward Sirait raportoi, se piloti pak pas nisjes së avionit, kishte kërkuar leje të kthehej në Xhakarta. Sirait konfirmoi po ashtu, se avioni kishte pasur pak më parë një problem teknik, por që ishte riparuar para fluturimit të hënën. Lion Air është një shoqëri me çmime të lira biletash e themeluar në vitin 1999.

Artikulli paraprakShmangu rrëzimin e helikopterit mbi turmë duke zgjedhur vdekjen, kush është piloti hero
Artikulli tjetërRama shpëtoi Dakon nga arrestimi duke e strehuar një natë në Surrel