Autoritetet turke arrestojnë mbi 50 persona

Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 50 persona, si pjesë e një hetimi për bursën e Stambollit.
Agjencia e lajmeve, “Anadollu” ka raportuar dje se 57 persona janë arrestuar në 6 provinca të ndryshme, nën dyshimin se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen.
Më herët, gazeta “Haberturk” ka raportuar se të arrestuarit ishin ish-punonjës të bursës së Stambollit, të cilët u shkarkuan nga postet e tyre, pas grushtshtetit të dështuar të korrikut të vitit të kaluar.
Ankaraja akuzon Gulenin se ka planifikuar grushtshtetin dhe po kërkon që Shtetet e Bashkuara ta ekstradojnë në Turqi.
Dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe më shumë se 140,000 shërbyes civilë, personel të sigurisë dhe akademikë janë larguar nga puna pas grushtshtetit të dështuar.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet që të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump më 16 maj në Uashington.
Është raportuar se ai do të kërkojë nga presidenti Trump, ekstradimin e klerikut Fethullah Gulen.

Artikulli paraprakDelegacioni i Kongresit amerikan në Kosovë
Artikulli tjetërTrump: Do ta shkarkoja Comey-n pavarësisht rekomandimit të Departamentit të Drejtësisë