Autobusi me nxënës përplaset me veturën, një i vdekur e disa të plagosur në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një veturë është përplasur me një autobus me nxënës nga Tirana.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 22-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca nga Elbasani dhe Librazhdi për transportimin e të plagosurve.
Nuk ka ende konfirmim zyrtar nga policia për aksidentin.

aksident naten 1

Artikulli paraprakAstiri dhe Transballkanikja!
Artikulli tjetërE vranë apo u vetëvra polici?!