Austria hap dyqanet nga e marta, Gjermania lirohet nga 3 Maji

Teksa Danimarka ka nisur të hapë shkollat, kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet të zhvillojë bisedime me liderët e 16 landeve për të vendosur mbi lehtësimin e kufizimeve.

Sipas medias gjermane, qeveria federale në Berlin do që kufizimet të zgjasin të paktën deri më 3 maj, edhe pse disa dyqane do mund të hapen sipas rregullave strikte nga 20 prilli.

Gjermania nuk është goditur aq ashpër nga koronavirusi sa vendet e tjera të Europës Perëndimore, me 3254 vdekje të regjistraura deri më tani.

Austria ka lejuar disa dyqane të hapen nga e marta dhe Gjermania do të bëjë të njëjtën gjë.

Kriza e ka zhytur ekonominë gjermane në recesion muajin e shkuar.

Artikulli paraprakDanimarka fillon heqjen e masave, po hapen shkollat, kopshtet dhe çerdhet
Artikulli tjetërKina e shqetësuar nga pezullimi i fondeve për OBSH nga Trump, reagimi