Artistët reagojnë sërish kundër shembjes së Teatrit nga Rama, prezantojnë projektin e tyre

Artistët kanë paraqitur sot variantin e tyre për Teatrin Kombëtar, si alternativë ndaj projektit të paraqitur nga qeveria për një gjë të tillë, duke mbështetur variantin e rikonstruksionit, e jo atë të shembjes.
“Teatri i rikonstruktuar do jetë me 4 kate dhe do te ketë 2 hyrje. Do të këtë dhe 460 vende për publikun.Veshja e jashtme e teatrit do jetë prej metali e xhami. Kostoja mund të shkojë deri në 10 milionë euro bashkë me rikonstruksionin. Salla do jetë me sistem të kondiconuar dhe me të gjitha parametrat”, thuhet në prezantimin e projektit nga artistët shqiptarë të mbledhur në ambientet e Teatrit Kombëtar.
Përparim Kabo, një prej mbështetësve të kauzës për mos shembjen, përveçse ruajtjes së godinës së Teatrit Kombëtar bëri thirrje edhe për mos prishjen e teatrit të kukullave, pasi edhe ajo përfaqëson histori, duke qenë godina e parlamentit të parë shqiptar.teatrii
“Nëse Teatri Kombëtar shembet, nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri, parlamenti dhe shoqëria nuk mund të heshtin, media s’mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që marrin paratë e donatorëve, të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë Teatrin e kombit. As teatri i kukullave të mos shembet, sepse është godina e parlamentit të parë shqiptar. Në një vend ku shembet godina e parlamentit të parë kthehet mbretëria”, u shpreh Kabo.
Ndërsa politikani dhe analisti Preç Zogaj tha se kjo është betejë që kërkon t’i japë një shenjë gjithë shoqërisë. “Bëj apel që të gjithë të jemi bashkë që kjo gjë të marrë zgjidhje”, tha Zogaj.
Artistët edhe sot kundërshtuan ashpër projektin e qeverisë ‘Rama’ për Teatrin Kombëtar.

Artikulli paraprakSkandal! Miku i ministrit Bushati dhe zv/kryeministres përndjek një 20 vjeçare dhe i dërgon foto të turpshme, policia e mbron
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e Asqeriut kundër qeverisë: Ktheni pasuritë që keni vjedhur, po shkrini vendin për t’u pasuruar