Arsyet përse nuk duhet të pini çaj jeshil

Çaji jeshil është një nga pijet më të shëndetshme, i pasur me flavonoide që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit, kolesterolit dhe mund të ulë rrezikun për sëmundjet e zemrës ose goditjeve në tru.

Por një filxhan me çaj jeshil ka rreth 30 mg kafeinë dhe pirja në mbrëmje mund të shkaktojë një hiperaktivitet të veshkës dhe hormoneve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë bën me dije se njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka duhet të kenë kujdes sepse nivelet e larta të oksalates mund të çojnë në formimin e më shumë, gurëve në veshka.

Çaji jeshil është i pasur me polifenole, të cilat luftojnë qelizat e këqija dhe madje mund t’ju ndihmojë të humbni peshë falë aftësive për të djegur më shpejt yndyrën dhe rritur metabolizmin.

Çaji jeshil gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen nga Alzheimer, demenca dhe Parkinson (sëmundje që janë të lidhura drejtpërdrejt me neuronet e dëmtuara në tru) përmes katekinës, një përbërës që parandalon degradimin natyral që qelizave.

Katekina, gjithashtu mund të vrasë bakteret në gojën tuaj që shkaktojnë erë të keqe dhe të luftojë viruset e zakonshëm si gripi.

Artikulli paraprakNjë gotë verë në ditë ndalon rrezikun e kësaj sëmundjeje…
Artikulli tjetërVideo/ Kryetari i degës PD Fier takon grevistët e urisë në Poçem: Mbështesim grevën, shteti të ndërhyjë menjëherë