Arrestohet në Holandë atentatori i fisit Çapja

I dyshuari si atentatori i fisit Çapja në Elbasan është arrestuar disa ditë më parë. Sipas burimeve nga organi i akuzës, ndalimi i tij është bërë i mundur 6 ditë më parë në Holandë. Ai është 19-vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj, një nga të dyshuarit për atentatin ndaj Florenc Çapjes në Elbasan në qershor të 2016.
Në këtë ngjarje u plagos miku i Çapjes, Bledar Muça, si dhe një punonjëse policie, e cila ishte rastësisht aty. Hetimet e policisë bazuar edhe në pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi aty pranë qartësuan, pamjen fizike të një prej të dyshuarve.
Ai përputhej me një person që sipas policisë është identifikuar fillimisht në rrugë operative. Po ashtu, hetimi i mëtejshëm i policisë, bazuar në deklarime dhe ballafaqime të dhënash e dëshmish, provoi autorësinë e të dyshuarit. Madje, për të mësohet se policia ka prova të rëndësishme që dokumentojnë praninë në vendin e ngjarjes me 6 maj të vitit të kaluar në Elbasan.
Arrestimi i të dyshuarit mund të sillte zbardhjen e atentatit të 6 majit, por edhe një zbardhje të serialit të hakmarrjeve mes familjeve Çapja dhe Mema në qytetin e Elbasanit.

Artikulli paraprakProkuroria çon në pranga 2 policë, manipuluan shkaqet e një aksidenti
Artikulli tjetërShpërthim tritoli në palestrën pranë Kopshtit Botanik