Arrestohet kryetari i PD Librazhd pse protestoi kundër Ramës

Shoqërohet në polici dhe procedohet penalisht kryetari i Partisë Demokratike, dega Librazhd, Bujar Vreto. 3 1
Bashkë me kreun e PD-së janë proceduar edhe 5 persona të tjerë.
Veprimet e Policisë vjen pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në qytetin e Librazhdit. Si në çdo qytet, edhe në Librazhd, kreu i qeverisë u prit me protesta.
Personat e proceduar:
Bujar Vreto (kryetar i PD-së)
Arben Kurti
Roland Abazi
Xhevdet Balliu
Florant Vreto
Arianit Leka

Rama është pritur me protesta sot nga qytetarët, ndërsa kishte programuar turin e takimeve “Bashkia që Duam” në Prrenjas dhe Librazhd.
Ashtu si edhe në qytete të tjera, Rama është pritur me protesta që organizohen nga opozita, ndërsa disa dhjetra forca policore angazhohen për të shpërndarë ose moslejuar protestuesit të bllokojnë rrugët.
Vetëm në Librazhd, policia, për shkak të protestës vendosi të procedojë penalisht 5 qytetarë, mes të cilëve edhe drejtuesin lokal të PD-së.

Të proceduar janë: Arben Kurti, Roland Abazi, Xhevdet Balliu, Florant Vreto, Arjanit Leka. Një grup qytetarësh të Librazhdit dhe simpatizantë dhe drejtues të degës së PD-së kishin dalë paraditen e sotme në hyrje të ‘bay-pass’ të këtij qyteti për të protestuar kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e eskortës dhe kryeministrit por policia ka ndërhyrë duke krijuar normalitet në qarkullim.

Më pas protestuesit janë shpërndarë paqësisht dhe nuk janë shënuar incidente të tjera. Fotot e mëposhtme tregojnë edhe mënyrën sesi është zhvilluar protesta.

1 2

4 1

2 3

Artikulli paraprakDhunimi i ish-deputetit, reagon Berisha: Sjellje banditeske e narkodrejtorit Alfred Nushi-Alizoti
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Doris Pack: Po djegies së mandateve, ambasadorët dhe BE po mbyllin sytë