Arrestohet ish-presidenti Rosell

Arrestohet Sandro Rosell. Policia spanjolle në bashkëpunim me Task Forcën kanë arrestuar ish-presidentin e Barcelonës, për të cilin rëndon akuza e pastrimit të parave. Sipas hetuesve, Rosell dyshohet se është i përfshirë në një rrjet të organizuar. Ish-kreu i blaugranave në mënyrë të jashtëligjshme ka firmosur një marrëveshje me Konfederatën e Futbollit brazilian, nga ku ka përfituar në mënyrë të padrejtë para në formën e komisioneve nga e drejta e shitjes së imazhit të kombëtares së Brazilit.
Në bashkëpunim me një agjenci marketingu, Rosell ka arritur të përvetësojë shuma të mëdha dhe sipas Prokurorisë spanjolle, këto veprime janë cilësuar si të kundraligjshme. I përshirë në këtë çështje është edhe ish-presidenti i Federatës braziliane të Futbollit, Ricardo Teixeira, i cili gjithashtu është arrestuar. Për ish-numrin një të Barcelonës rëndon edhe një akuzë tjetër, ajo e korrupsionit, për çështjen të transferimit të sulmuesit Neymar. Në lidhje me këtë akuzë Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg.

Artikulli paraprakRaporti i KE: Korrupsioni po dekurajon investitorët e huaj
Artikulli tjetërReali gjen zëvendësuesin e Benzema