Arrestohen 5 zyrtarë në Agjencinë e Burimeve Natyrore, 2 janë shpallur në kërkim

Operacioni në zhvillim, çfarë po ndodh me arrestimet në Agjencinë e Burimeve Natyrore
Janë zbuluar detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në këto momente në Agjencinë e Burimeve Natyrore (AKBN), ku me urdhër të Prokurorisë janë arrestuar 5 zyrtarë, si edhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Sipas burimeve, Policia e Tiranës ka ekzekutuar masën e sigurisë për 5 persona zyrtarë te Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Ndërsa janë dhënë vendime në mungesë nga Gjykata e Tiranës

Ky hetim vazhdon prej disa kohësh nga prokuroria.

Burimet thonë po ashtu se, operacioni është ende në vazhdim.

Artikulli paraprakBasha me grevistët: 8 milionë eurot do t’u merren përgjegjësve që e kanë çuar situatën në këtë gjendje dhe do t’u jepen naftëtarëve
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e gazetares: SPAK nuk më bind! Asnjë provë në dosjen e arrestimit të gjyqtares Margjeka