Arrestimi i studentes protestuese, reagimi i fortë i gazetarit ndaj Ramës: Ky palaço mendon që…

Gazetari Dritan Kaba ka reaguar ashpër pas arrestimit të studentes protestuese, Ana Azizaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kaba shkruan se, Ana Azizaj është një studente e shkëlqyer dhe kurajoze dhe ajo çfarë u shkrua pranë banesës së ambasadorit të OSBE Bernd Borschardt thuhet me gojë nga të gjithë shqiptarët.

“Ky palaço dhe të gjithë ata që mendojnë që mund të trembin rininë me veprime banditeske të tilla do ju bëhet “ferra Brahim” nga shokët e shoqet e saj”, shprehet ndër të tjera Kaba në reagimin e tij

Reagimi i plotë i gazetarit Dritan Kaba

Tani sa eshte shoqeruar per ne polici Ana Azizaj, studente! Dora e saj shkroi ate parrulle qe te gjithe shqiptaret e kane thene me goje, mendje dhe zemer per kete palaço si Borchardt! Ky palaço dhe te gjithe ata qe mendojne qe mund te trembin rinine me veprime banditeske te tilla do ju behet “ferra Brahim” nga shoket e shoqet e saj.

Plehra! Ajo eshte nje vajze e shkelqyer, studente ekselente, trime, kurajoze. Ajo eshte ne fakt nje shembull si duhen te jene te rinjte sot. Pa komplekse, te vendosur ne rrugen e tyre, luftetare te demokracise! Ana nuk hesht. Nuk do te arrije dot t’i mbyllin gojen. Jam me ty Ana Azizaj!

60513151 10218718364771420 8919086694993494016 n

Artikulli paraprakImazhi i “rilindjes” dhe trafikantët e drogës! 
Artikulli tjetërJo vetëm Olsi, edhe Spiropali e zhytyr në laboratorin e kokainës së Xibrakës, gjermanët kanë përgjime…