Arkës së shtetit i mungojnë 290 milionë euro në 7 muaj

Korriku ka sjellë pak frymëmarrje për tatimet e doganat, pas situatës së vështirë që kaluan nga mbyllja e ekonomisë prej koronavirusit, duke reflektuar dhe një gjallërim të ekonomisë në muajin e nxehtë të verës.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në korrik në buxhet u arkëtuan 38 miliardë lekë, që është niveli më i lartë i arkëtimeve gjatë këtij viti, edhe në krahasim me janarin e shkurtin, kur nuk kishte filluar ende pandemia. Muaji më i dobët ishin prilli dhe maji, kur u arkëtuan përkatësisht 29 dhe 27.3 miliardë lekë.

Në krahasim me korrikun e një viti më parë, të ardhurat u tkurrën vetëm me 2.8%. larg rënieve dyshifrore të muajve të mëparshëm.

Por, për shkak të performancës së dobët në periudhën mars-qershor, të ardhurat totale buxhetore për periudhën janar-korrik ishin 233 miliardë lekë, me një tkurrje prej 12% në raport me të njëtjën periudhë të një viti më parë, ose 32 miliardë lekë (rreth 260 milionë euro) më pak.

Edhe në krahasim me planin e rishikuar të 2020-n, për 7 mujorin buxhetit i mungojnë 190 milionë euro.

Zërat me rënien më të madhe
Të ardhurat nga tatimet e doganat kanë shënuar tkurrjen më të lartë për 7 mujorin, me -15.3%, ose 27 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Efektin më të lartë në këtë rënie e kanë dhënë TVSH-ja (-8.6 miliardë lekë), tatim fitimi (-7.1 miliardë lekë) dhe tatimi mbi të ardhurat personale (-6.9 miliardë lekë).

Pushteti vendos ka ngadalësuar ritmet e rënies, duke u tkurrur me 14% për 7 mujorin.

Më mirë paraqiten të ardhurat nga fondet speciale (sigurimet shoqërore e shëndetësore), të cilat janë tkurrur me 2.7% me bazë vjetore për 7 mujorin, duke treguar për një rimëkëmbje të punësimit në vend.

Në buxhetin e rishikuar, financat presin që të arkëtohen gjithsej 489.6 miliardë lekë, me një rënie prej 446 miliardë lekë, me një rënie prej 3.3% në krahasim me faktin e 2019-s.

Fillojnë të arkëtohen grantet për fondet e rindërtimit
Në qershor në buxhet janë arkëtuar 458 milionë lekë grante për fondin e rindërtimit. Ndërsa në muajin korrik nuk ka pasur asnjë arkëtim për këtë fond. Ndonëse pritshmëritë për të marrë ndihma për rindërtimin pas tërmetit ishin të mëdha, materializimi i këtyre ndihmave po ecën shumë ngadalë.

Artikulli paraprakRekordi tjetër i zi, defiçiti buxhetor kërcen në 390 milionë euro në 7 muaj
Artikulli tjetërBjellorusi/ Arrestohet fituesja e Çmimit Nobel, Svetlana Alexievich, ju bashkua opozitës