Arkeologu britanik kundër ndërtimit të lokalit në Butrint

Skandali i ndërtimit të një lokali brenda Parkut Kombëtar të Butrintit merr përmasa ndërkombëtare. Arkeologu i mirënjohur britanik, Oliver Gilkes, përmes një postimi në Facebook jep alarmin për atë që është duke ndodhur në këtë pasuri kombëtare të Shqipërisë të mbrojtur nga UNESCO. “Një lajm tjetër për Butrintin. Gjithmonë kam menduar që Butrinti ka nevojë për disa lehtësira dhe për më shumë vizitorë dhe facilitete. Por ajo që po ndodh është se janë duke i zhvendosur turistët në një tjetër cep të Akropolis. Kjo situatë kërkon përgjigje. Atje ndodhet një kështjellë. Përse nuk po rinovohet ajo në vend që të ndërtohet një “qendër multifunksionale”? Kjo çështje duhet zgjidhur në vend që të trajtohet si një problem se “kush komandon”, shkruan Gilkes.
Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit. Në brendësi të zonës së mbrojtur po ndërtohet një bar-kafe për qëllime biznesi. Leja për ndërtimin e një lokali në Parkun Kombëtar të Butrintit është dhënë nga Ministria e Kulturës.

Artikulli paraprakVrasja e biznesmenit shqiptar në Athinë, po hetohet në dy pista
Artikulli tjetër70 vjetori i ekzekutimit të grupit të deputetëve, Ruçi nuk drejton seancën