Apeli le në burg nipin e deputetit të PS

Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në qeli nipin e deputetit të PS, Rrahman Rraja. Redjan Rraja u arrestua për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ndodhur para disa javësh në Shkozet të Durrësit.

Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë që dha “arrest me burg pa afat” për Rrajën. Masa u ankimua nga mbrojtja, megjithatë edhe Apeli vendosi në favor prokurorisë, që kishte kërkuar “arrest me burg” për Rrajën.

Pas vendimit të shkallës së parë, më 6 Nëntor, avokati i Rrajës, Besnik Çerekja tha se klienti i tij nuk është përfshirë fare në ngjarje dhe prokuroria si provë solli vetëm gjurmët në syzet që u gjetën në makinën e braktisur në Durrës, që për hetuesit u përdor në atentat. Sipas tij, syzet në makinë mund ti ketë vendosur dikush tjetër.

“Versioni që vetë Redjani tha është se nuk është i përfshirë në këtë histori, kontestuam provat që pretendojnë prokurorët. Prokuroria solli gjurmë papilare të gishtave të Redjan Rrajës te një nga sendet që ndodheshin në makinë. Ditën e atentatit ndodhej në Shqipëri. Nuk po tentonte të arratisej. S’ka pasur asnjë njohje dhe as konflikte. Redjani deklaroi vetëm ‘Jam dakord me mbrojtjen dhe shpresoj drejtësia të bëjë punën e saj’“, u shpreh avokati Çerekja, në një deklaratë për gazetarët pas seancës.

Pasditen e 1 Nëntorit, makina me të cilën lëvizte prokurori Arjan Ndoja, Andi Maloku dhe Landi Muharremi u qëllua me armë zjarri. Nga ngjarja, që dyshohet se ka lidhje me detyrën e Ndojës si prokuror, mbetën të plagosur tre personat që ishin prezent në mjet. Disa ditë më pas, Andi Maloku, i cili ishte edhe drejtues i makinës tip “Benz ML”, ndërroi jetë në spital.

11111111 redjani 2

Artikulli paraprakMaskat grabisin 300 mijë euro në një banesë, e moshuara rrëfen tmerrin: Thanë jemi policë, me gur fresibël hapën kasafortën…
Artikulli tjetërKy është Buxheti i largimit të kësaj mazhorance!