Antoine Griezman në pritje të ofertave

Në vigjilje të finales së Champions League midis Realit dhe Atleticos, nuk mungojnë zërat e merkatos. Në qendër të vëmendjes është padiskutim ylli i Colchoneros Antoine Griezman, i cili ka shumë admirues nëpër Europë. Francezi përflitet të jetë shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re me Atleticon, por është agjenti i tij Eric Olhats që këmbëngul se futbollisti po sheh ende mundësinë e largimit. Sipas tij lojtari është duke vlerësuar ende ofertat në drejtim të tij. 25- vjeçari ka kaluar një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar 32 gola në të gjitha kompeticionet për Rojiblancos, të cilët arritën finalen e dytë në Champions League brenda 3 vitesh. Por përfaqësuesi i tij Eric Olhats bën të ditur për “L’equipe” se, pavarësisht faktit që lojtari është pranë zgjatjes së marrëveshjes me Atletico Madrid, asgjë nuk ka përfunduar.

Artikulli paraprakNeymar: Sezon perfekt me Barcelonën
Artikulli tjetërSkandali i basteve në Itali edhe në Serinë A