Anëtarët e PD në Kukës nesër votojnë për kandidatëtët për deputetë, ja lista

Nesër anëtarët e PD në Kukës janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve për deputetë. Njoftimi është bërë nga kryetari Degës së PD të Kukësit, Arif Rexhmati.

Njoftimi

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Dega Kukës, ju njoftojmë se:

Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokraike, në nivel qendor apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe I NËNSHTROHEN KONSULTIMIT ME ANTARËSINË, në Degën Kukës, Qarku Kukës, është si më poshtë:

  1. ADMIR SINAMATI
  2. ARBEN CEJKU
  3. BASHKIM SHEHU
  4. IBRAHIM BRUKA
  5. SAHIT PRIZRENI
  6. VJOLLCA VATA

Ndaj ju ftojmë që nesër me dt.25.09.2020 tek Selia e PD-se Kukes, nga ora 10.oo -18.oo te votoni me parimin “një anëtar një votë, me votën tuaj kontestuese për personin qe nuk përmbush pritshmërinë tuaj!

Me voten tuaj, me kontributin tuaj, me përkushtimin tuaj ndërtojmë Shqipërinë Europiane me Kryeministër Lulzim Bashën!

Fitore!

Artikulli paraprakStudentët e Fakultetit Ekonomik në protestë, ja çfarë kërkojnë
Artikulli tjetërAmbasadorja e SHBA thirrje Ramës t’i përmbahet marrëveshjes së 5 qershorit