Anestezisti që tentoi vetëvrasjen niset në Itali

Mjeku anestezist Tefik Zhurda, i cili tentoi vetëvrasjen pas operacionit fatal ku ndërroi jetë 16-vjeçarja Blerta Pepa, është nisur drejt Italisë për një trajtim më të specializuar. Spitali Universitar i Traumës bën me dije që paraditen e martës, 23 maj 2017, se mjeku anestezist u nis me një charter sanitar drejt Perugia në Itali, në Spitalin “Santa Maria” ku do të vijoi trajtimin.
Mjeku vijon në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është transportuar i intubuar. Për më shumë se një javë, mjeku anestezist qëndroi në gjendje kome në spitalin universitar të traumës. Bluzat e bardha u shprehën se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, duke vijuar me përpjekjet për të siguruar një spital më të specializar dhe transporti të kryej me avion sanitar.
Tefik Zhurda injektoi anestezi dhe qetësues të rëndë, pasi pacientja e tij ndërroi jetë në sallën e operacionit pas komplikacionit të shfaqur nga hipertermia malinje.

Artikulli paraprakDy të vrarë dhe një i plagosur rëndë në Durrës
Artikulli tjetërGjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e Shullazit