Analisti i njohur: Rama i humbur edhe me ndryshimet kushtetuese, PS nuk është parti e parë

Në lidhje direkte me edicionin informativ të orës 19.00 në Syri Tv, analisti dhe pedagogu, Mark Marku, i cili është përzgjedhur të jetë një nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të kandidaturave të propozuara për deputet në Partinë Demokratike, ka analizuar këtë proces të cilin e quan një risi për PD-në dhe politikën shqiptare, po ku duhet bërë shumë kujdes.

‘Teorikisht duhet të që ne jemi aty të mos kemi pretendimin për të qenë kandidat për deputet.

Personalisht, zyrtarisht i kam falenderuar propozimet për të qenë deputet dhe ka refuzuar të vazhdoj kandidaturën.

Kjo është një zgjedhje e imja individuale. Kam zgjedhur të jem aktiv në jetën publike, por mos të angazhohem në struktura. Plus e kam provuar njëherë dhe nuk është se kam mbresa shumë të mira.

Përpos kësaj jam në një mënyrë individual dhe dua ta luaj rolin tim në mënyrë të pavarur.

Unë nga që e provova dhe e mora përsipër këtë detyrë, duke dhënë kontributin tim modest.

Sot që po flasim jemi të gjithë para një rreziku për shkak se si Rama po shkel të gjitha rregullat e jeës demokratike në vend.

Dhe ku të gjitha segmentet e shoqërisë duhet të angazhohen kur janë përpara një rreziku të tillë.

Për herë të parë ka një proces ku përshihet anëtarësia, komisioni i vlerësimit dhe pastaj ka një votë në procesin ‘një anëtar një votë’, ku në një ditë propozimet do u paraqiten shqiptarëve si kandidatë për deputet, ku do të jenë pjesë e një përzgjedhje të madhe.

PD nëse do jetë parti e parë ka një përgjegjësi më të madhe ndaj qytetarëve. Unë si proces e vlerësoj dhe do shikojmë rrugës së si do shkojë.

Është gjë e re në polikën shqiptare dhe duhet me kujdes që të kthetet në praktikë që të pëmirësojë jetën politike në Shqipëri.

Marku komentoi edhe ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Rama. ‘Është një precedent shumë i rrezikshëm. E para sepse parlamenti është i paligjshëm.

E dyta sepse ndryshimet kushtetuese u miratuan pa konsensusin e forcave politike më të rëndësishme në Shqipëri.

E treta sepse po bëhen ndryshime kushtetuese shumë pranë zgjedhjeve.

Sigurisht që kjo është bërë për të dëmtuar opozitën, por ndryshe nga sa mendojnë shumë individë, unë mendoj që këto ndryshime nuk e dëmtojnë opozitën.

Unë jam i bindur, pasi PS nuk është parti e parë. Po të ishte parti e parë nuk do manipulonte zgjedhjet e 2017.

Nuk do kishte një numër të ulët votuesish në zgjedhjet e vjetshme, 12-13 përqind. Dhe nëse do ishte forcë e parë pse duhet ti bënte këto ndryshime.

Kjo është më shumë një shenjë degradimi e Ramës.

Rama është në minorancë për shkak të korrupsionit të madh, për shkak se shqiptarët po ikin ngë Shqipëria….’

Artikulli paraprakBilanc tragjik/ 6 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, grupmoshat më të prekura dhe shpërndarja gjeografike
Artikulli tjetërI turpshëm presioni policor ndaj gazetarëve!