Amnistia, “Rithemelimi” pazar ditën e protestës/Zheji: Teatër në darkë që të mbulohet marrëveshja paradite

Analisti Artur Zheji e ka konsideruar protestën e sotme të opozitës me më shumë njerëz se herët e tjera.

I ftuar në “Real Story”, ai u shpreh se për amnistinë penale,”Rithemelimi” bën pazar ditën e protestës, pasi në darkë dalin të protestojnë si në teatër që të mbulojnë marrëveshjet e paradites.

“Në fakt në krahasim me çfarë kemi parë në tentativat e mëpërparshme, kishte më shumë njerëz se herët e tjera. Pra, duke bërë një krahasim me tentativat e tjera, poshtë ballkonit, duket se ishte një angazhim më serioz, por i pamjaftueshëm për të kuptuar rikthimin e një opozite për pushtetin aktual. Megjithatë, siç tha Doktori, ata janë heronjtë sepse dalin aty, mund të humbasin vendin e punës dhe shumë gjëra.

Si ka mundësi që ky komision mund të amnistojë vendimet e SPAK?

Është e rëndë që bëhet një teatër në darkë, në mënyrë që të mbulohet një marrëveshje paradite. Këta janë aktorë që hiqen si të vërtetë, po aktrojnë hallet tona”.

Artikulli paraprakPolitika mes dosjeve të spiunëve edhe protestave të dështuar!
Artikulli tjetërSi të trajtoni rrudhat thjeshtë me metodën e kanellës dhe mjaltit