Amnistia penale, Alibeaj: Falja e të dënuarve, të merret si një akt mëshire dhe jo për t’ia hedhur drejtësisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se ligji për amnistinë penale do të duhet për të ulur popullimin në burgjet e vendit dhe për lehtësimin e tyre, me qëllim që të ketë kushte më komode.

Gjatë fjalës së tij në mbledjen e Komisionit të Sigurisë, zhvilluar online, Alibeaj nënvizoi se parlamenti duhet të jetë i kujdesshëm me miratimin e këtij ligji, pasi sipas tij, ligji për amnistinë penale ndërthuret me veprimtarinë e sistemit të drejtësisë.

Alibeaj shtoi se akti për të falur një pjesë të të dënurave, duhet të merret si akt mëshire, dhe jo si akt për t’ia hedhur drejtësisë.

E kuptoj fare mirë çështjen e mbipopullimit. Një nga motivet për ta miratuar është lehtësimi, ulja e numrit, që kushtet e trajtimit të jenë më komode. Te jete e qartë për këdo, mbi atë qëndrim të qeverisë kemi sjellë atë amendament.

Nuk jemi për të bërë shtime, rritje, pa sensin logjik dhe pa atë sens që do duhet të mishërohet ligji. Parlamenti do duhet të jetë shumë i kujdesshëm në miratimin për ligjin e amnistisë penale.

Ligji i amnistisë penale, nuk bën gjë tjetër, veçse ndërthuret me veprimtarinë e sistemit të drejtësisë. Është një ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit të drejtësisë. Të mos ketë influencë në produktin e sistemit të drejtesisë.

Akti me të cilin kërkohet falja e këtyre njerëzve të dënuar, ta marrin si një akt mëshire, jo si një akt për t’ia hedhur drejtësisë. Ky është kriteri që duhet të mbizotërojë. Ne, Partia Demokratike në mënyrë empirike, kemi identifikuar këto dispozita që iu listova”, theksoi Alibeaj.

Artikulli paraprak“Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit përballen me vështirësi”/ PD, Marku: Qeveria dhe pushteti lokal të bëjnë transparencë dhe t’u përgjigjen qytetarëve
Artikulli tjetërTeknik i Kuq