Amnistia, Agalliu: Kushti i PD-së ishte që të amnistoheshin të gjithë protestuesit, qeveria futi në draft edhe individë që hetohen nga SPAK

Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu në një intervistë në Ora News u shpreh se lidhur me amnistinë penale, PD ka bërë kërkesë që ishte edhe kusht i domosdoshëm që të amnistoheshin të gjithë prostestuesit të cilido partie.

Agalliu: Nuk mund të na ndajë ose të na bashkojë me mazhorancën asnjë lloj pazari.

Ne na ndan në mënyrë thelbësore, perceptimi për qeverisjen e vendit.

Kemi një mazhorancë të korruptuar kokë e këmbë.

Një mazhorancë që në të gjitha nivelet e saj, nga nivelet më të lartat ministra, deputetët, kryetarët e bashkive, drejtorët sot janë në radhë për të shkuar dhe po shkojnë në SPAK ku dhe një pjesë e mirë po dënohen.

Nga ana tjetër kemi një grupim i cili fatkeqësisht, ende nuk e ka bërë të qartë e mbështet apo jo SPAK-un, e mbështet apo jo atë që ne e quajmë drejtësinë e re.

Jemi apo jo në koherencë më aleatët tanë strategjikë.

Në këtë kontekst lidhur me amnistinë penale, PD ka mbajtur një qëndrim dhe vetëm një.

Kemi kërkuar të vijë drafti i parë që qeveria propozoi, një draft i konsultuar me aktorët e interesit, me grupet e interesit dhe kemi bërë një kërkesë që ishte kusht i domosdoshëm për ne që të amnistoheshin të gjitha ata protestues të kujdo partie qofshin, shoqëri civile apo parti politike dhe të amnistojë.

Qeveria futi në këtë draft elementin e amnistisë për ata individë të cilët janë nën hetim nga SPAK apo janë dënuar nga GJKKO.

Kjo për ne është e pafalshme dhe e papranueshme.

Artikulli paraprakPD, Açka për komisionin e Dezinformimit: Dyshime së bëhet për të kontrolluar mediat
Artikulli tjetërEkonomia ngadalësohet në 2023, u rrit me 3.44%, konsumi në nivelet më të ulëta që nga pandemia, nuk ndihmohet nga turizmi