Ambasadori i ri i SHBA-së arrin në Moskë

Jon Huntsman, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Rusi, ka arritur në Moskë.
Zëdhënësja e ambasadës amerikane, Maria Olsen, ka mirëpritur ambasadorin dhe gruan e tij, në një postim në Twitter.
Më 3 tetor, Huntsman, në një ceremoni do t’i paraqesë kredencialet e tij te presidenti rus, Vladimir Putin.
Huntsman, 57-vjeçar, ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara, në Kinë nga viti 2009-2011, dhe ishte ambasador në Singapor në vitet 1992–1993.
Emërimi i Huntsmanit nga Presidenti Donald Trump, ishte aprovuar unanimisht nga Senati i Shteteve të Bashkuara, më 28 shtator.

Artikulli paraprakMinistri i Jashtëm gjerman bën thirrje për bisedime në mes të Spanjës dhe Katalonisë
Artikulli tjetërSa mund të integrohen refugjatët në Gjermani?