Ambasadori gjerman në Greqi postim për Ali Pashë Tepelenën në rrjetet sociale, ja çfarë shkrua….

Ambasadori i Gjermanisë në Greqi, Ernst Reichel, postoi në rrjetet e tij sociale disa komente për Ali Pashë Tepelenën të cilin e quajti udhëheqësi i Janinës, që u rebelua kundër Perandorisë Osmane, u vra dhe iu pre koka, pasi ëndërroi të krijonte një shtet të pavarur në rajon.

Një postim i tillë u prit me reagime të shumta nga qytetarët grekë, të cilët e quajtën provokim. Sipas tyre, në vend që të bëjë postime duke komentuar polemikën Turqi-Greqi për Mesdheun Lindor, është e papranueshme që të bëhen referenca të tilla për popullin grek. Në komentet e tyre, ata kërkuan dorëheqjen e ambasadorit gjerman.

“Është turp të ndash një postim të tillë për një vend që ju mirëpret, në një kohë të tillë që po kalojmë”, ishte një nga komentet e qytetarëve grekë”

Pas reagimeve të shumta, Ambasadori Reichel shpërndau një postim të ri, “Të dashur urryes, çfarë është ajo që ju mërzit aq shumë këtu? Që unë simpatizoj Ali Pashën, i cili u ngrit kundër Perandorisë Otomane? Apo që unë nuk e simpatizoj? Dhe çfarë lidhje ka historia e Ali Pasha me atë që po ndodh sot?”

Artikulli paraprakDhunohet nga bandat Ilir Vrenozi, korçari kritik i Ramës në rrjetet sociale
Artikulli tjetërA do të largohet Messi nga Barça, gruaja e tij zbulon gjithçka…