Ambasada e SHBA: SPAK dhe drejtësia në Shqipëri të bëjnë punën…

Ambasada e SHBA del në mbështetje të SPAK dhe policisë së Shtetit. Në një deklaratë të publikuar në “Facebook”, ambasada e SHBA apelon që profesionistët e sistemit të drejtësisë të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime.

Sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë dhe të ecin përpara drejt integrimit.

‘🇦🇱 | Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE’, thuhet në njoftim.

Annotation 2020 08 07 173242

Artikulli paraprakUlet numri i viktimave nga Covid-19, vetm një i prkeur humb jetën, 135 raste të reja me koronavirus
Artikulli tjetër“Thuaj që ka vdekur nga Covid”/ Gazetari lexon mesazhin e një qytetareje, ja si reagon Pipero