Allardyce shpërthen ndaj trajnerit të Arsenalit

Emery iu nënshtrua një “pagëzimi zjarri” në javën e tij të parë në Premier League, duke u përballur me kampionët në “Emirates”, të dielën. “Topçinjtë” humbën 2-0 përballë “qytetarëve” të Pep Guardiolës, ndërsa ky rezultat mund të kishte qenë më i thellë në favor të vizitorëve, të cilët dominuan gjatë gjithë lojës.
I njohur mirë për lojën e tij të lartë, Manchester City diktoi në gjithçka ndaj Arsenalit, teksa Allardyce ia ka hedhur fajin trajnerit Emery. “Është faji i trajnerit, – tha ish-shefi i Anglisë për Talksport. – Mos pyesni dikë që të bëjë kundër Manchester City atë që nuk duhet të bëni.
Çfarë bën Manchester City? Të shtyp, presion, presion, prandaj pse provoni të luani nga prapa, ne mbrojtje, ndaj tij? Ne jemi duke u fiksuar me këto budallallëqe. Është kotësi e plotë për të luajtur kështu gjatë gjithë kohës. Edhe vetë tifozët e Arsenalit brohoritën, kur gjuajtën një top në pjesën e fushës së kundërshtarit. Ju nuk mund ta detyroni mendësinë “kjo është e vetmja mënyrë për të luajtur” në këtë vend.
Jemi duke u bërë të varur nga kjo taktikë budallenjsh, “të luajmë nga mbrojtja, t’i ndajmë qendërmbrojtësit në dy anët e zonës së portierit dhe të tentojmë të dalim nga pjesa jonë e fushës në këtë mënyrë”…

Artikulli paraprakBuffon: Ronaldo do t’i heqë Juves “dhimbjen e kokës”
Artikulli tjetërMarca i hedh benzinë zjarrit!