Alizoti: Më shqetëson fakti se në shoqërinë shqiptare po drejton një budalla

Tomorr Alizoti ka folur me fjalë të ashpra për asamblenë e Partisë Socialiste të premten, duke e konsideruar vetëm shoë të një personi.

Ai tha se, as në Korenë e Veriut nuk bëhet diçka e tillë ku dikush del bën humor e tall kundërshtarët e vet.

“Unë nuk shikoj një asamble aty. Asambleja është mbledhja e një grupi personash me një ide të përbashkët që diskutojnë si të arrijnë qëllimin në mënyra të ndryshme. Aty nuk kishte diskutim.

Kishte një budalla që fliste dhe që sulmon Metën dhe Bashën. Nuk shikova një program të mirfilltë. Më shqetëson fakti se në shoqërinë shqiptare, po drejton një budalla. Në të gjithë botën, ka njerëz si Edi Rama, por nuk i lë kush të qeverisin. Ka banalizuar gjithçka”, tha Alizoti.

Ndërsa Andi Bushati tha se kryeministri Edi Rama e ka vrarë garën brenda partisë.

Artikulli paraprakShiu i parë i vjeshtës përmbyt Vlorën e punëve imagjinare të Ramës
Artikulli tjetërBasha: Korrupsioni 2.2 miliardë euro para drejtësisë, do të ndjekim paranë e çuar në banka ofshore