Alibeaj publikon dokumentin: Drejtori që Rama i ngriti lapidar i implikuar në veprimtari të paligjëshme!

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas mbrojtjes që i bëri sot publikisht kryeministri Edi Rama drejtorit të përgjithshëm të policies, Ardi Veliu pas skandalit të këtij të fundit pak ditë më pare.

Alibeaj ka publikuar edhe një document ku vërtetohet se Veliu ka qënë i implikuar në veprimtari të paligjëshme në vitin 2002-2003

Sipas tij, Edi Rama dhe Ardi Veliu janë një, ndërsa akuzon se drejtori që Rama i ngriti lapidar i implikuar në veprimtari të paligjshme në vitin 2002-2003.

Reagimi i plotë i ish-deputetit Alibeaj

Kush ka patur ndonjë shpresë sado të vogël se Edi Rama do të distancohej nga drejtori i tij i policisë, sot e ka kuptuar se Ardi Veliu dhe Edi Rama janë një.

“Integriteti” i Ardi Veliut, të cilit Edi Rama i ngriti lapidar sot, sqarohet në dokumentin e shërbimit sekret, që gjendet në dosjen e vetingut të Ardi Veliut. Skeda e policit që Rama dashuron, është si me poshtë:

“Në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco”.

Skedës së integritetit të policit ideal të Ramës, i mungon edhe funksionimi si shofer i trafikantit të drogës Klement Balili apo bashkëpunimi me trafikantin tjetër ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj, prej të cilit mban sot edhe detyrën më të lartë në policinë e shtetit.

Mbrojtja e Ardi Veliut nuk është risi për Edi Ramën. Kështu ka bërë me të gjithë ata që i shërbejnë për pasurimin dhe pushtetin e tij të paligjshëm, nga Vangjush Dako, tek Elvis Roshi, Mark Frroku, Arben Ndoka e deri tek Agim Kajmaku e Valdrin Pjetri.

doc 1

Artikulli paraprakRegjisori Budina nga protesta e Beratit: Lùfta jonë nuk ka mbaruar, sapo ka filluar!
Artikulli tjetërMiku i Ramës rrezikon 10 vjet burg në Turqi, Agron Shehaj: Prokuroria shqiptare të hetojë kryeministrin