Alibeaj-deputetëve të PS: Jeni kukulla të Ramës, mos u bëni pjesë e një organizatë kriminale

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot aksionin e saj në Komisione kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Deputeti Enkelejd Alibeajd i ka bërë një paralajmërim të fortë, kolegëve socialistë në Komisionin e Ligjeve për të mos u bërë palë me kryeministrin Edi Rama në grabitjen e madhe të truallit të Teatrit dhe ngritjen aty të kullave.
“Që juve ju kanë marrë të gjithëve për dore dhe po ju përdorin, po ju përdor Edi Rama për të vjedhur 200 milionë euro, edhe kjo gjë është fare e qartë. Nuk kam asnjë thirrje për ju. Është e qartë se sot jemi duke konsumuar një vepër penale me atë çfarë do të diskutoni pak më vonë; nuk kam asnjë lloj thirrje për ndërgjegjen tuaj pasi këtu jeni thjesht kukulla në dorë të Edi Ramës, të firmës Fusha, të Erion Veliaj që në vjedhjen që duhet të bëjnë të gjejnë një albi që po e voton Ulusiu, Klotilda, Vasilika etj. Kjo është alibia e asaj që po bëni.
Mirë! Po frikë burgun, e keni apo jo, për këtë që po bëni?! Kaq minimum inteligjence e keni për këtë që po ndodh?! Është fundi i institucioneve, sigurisht po është edhe fundi i karrierës juaj”, theksoi Alibeaj.
DEBATET
Alibeaj: Jeni kukulla të Ramës. Po nga burgu keni frikë apo jo? Pse do duhet të behni pjesë e një organizatë kriminale? Cila është pjesë që keni marrë ju në 200 milionë? Mos u bëni pjesë mos u përdorni në këtë mënyrë. Është faturë e madhe politike.
Jeni duke konsumuar vepra penale, nuk ju shpëton fakti që jeni deputetë, nuk ju shpëton fakti e përgjegjësie kolektive. Hiqeni nga rendi i ditës, mos u bëni pjesë e kësaj. Nderoni betimin që keni bërë në kushtetutë, që do të mbroni interesat e publikut.
Manja: Po thyeni kodin e etikës.
Alibeaj: Nuk më tregon mua etikën ti. Nuk mund të më bëj moral hajduti.
Manja: Jeni bashkëfajtorë në vrasje.
Bylykbashi: Ju po shembni Teatrin.
Manja: Ti nuk e di se ku bie godina e Teatrit Kombëtar. Ju që jeni vrasës, ju nuk mund të më bëni moral mua.
Bylykbashi: Mos bërtit, nuk dukesh me trim se bërtet.
Balliu: O Uliks, ti fle me dritën ndez, mos më trego mua se e di unë ça je ti.

Artikulli paraprakGjermania: Nuk ka asnjë vendim nga ne për hapjen e negociatave me Shqipërinë
Artikulli tjetërShifra të frikshme, si po rrënohen shqiptarët nga rritja e taksave