Alibeaj: Askush s’do mund t’ia mbyllë gojën opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi dje se as presionet e mazhorancës dhe as kërcënimet e saj nuk do të mund të smbrapsin dot opozitën në betejën e saj e as do të mund t’i mbushin asaj gojën.
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj e konsideron të paprecedent përjashtimin e kryetarit Basha nga Kuvendi. Ai shprehet se, mazhoranca kërkon të mbyllë gojën e PD-së, pasi nuk kanë argumente.
“Opozita do të qëndrojë këtu. Nuk mund të ndodhë më që t’i mbyllet goja opozitës. Lista e folësve tanë është depozituar që dje. Mazhoranca ka mungesë të argumenteve të tyre. Meqë janë të papërgatitur për t’u përballur me argumentin, bëjnë këtë zgjidhje, na mbyllin gojën ne”, u shpreh ndër të tjera Alibeaj.
Ndërkohë që Alibeaj theksoi se Parlamenti nuk është i Gramoz Ruçit ku snajperat mund të vendosin, e t’i mbyllin gojën opozitës.
“Ne do vazhdojmë të qëndrojmë se ky tempull nuk është i Gramoz Ruçit, ku snajperat mund të vendosin, e t’i mbyllin gojën opozitës. Ajo kohë ka mbaruar me vakt. Ne kërkojmë të drejtën tonë, se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet dhe se çfarë ndodh aktualisht me krimin”, u shpreh deputeti.

Artikulli paraprakOra e takimit me prindër, Qifja pin kafe me mamin e Edit dhe Gaz Demin. Pa koment!
Artikulli tjetërBoçi: Gardiani i telave me gjemba nuk mund të jetë gardian i fjalës së lirë