Aleanca për Teatrin: Rama dhe Braçe të thirren si dëshmitarë në Gjykatën Kushtetuese

Vijon në Gjykatën Kushtetuese seanca për ligjin special për ndërtimin e Teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit palë e përfshirë në procesin për ligjin e Teatrit Kombëtar pas padisë së Presidentit të Republikës ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe.

Më herët ishte përfaqeësuesi ligjor i Presidentit të Republikës, z. Bledar Dervishi që kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve. Përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë ngritur çështjen në parlamentin italian, përfaqësues të Europa Nostra etj.

  1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
  2. Përfaqësues të Europa Nostra
  3. Përfaqësues të KLSH
  4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
  5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
  6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
  7. Erjon Veliaj
  8. Arbian Mazniku
  9. Toni Gogu
  10. Behar Zeneli
  11. Artan Lame
  12. Artan Shkreli
  13. Mirela Kumbaro
  14. Elva Margariti
Artikulli paraprakSkandal! KLGJ nuk zbardh vendimin prej 15 muajsh për 3 gjyqtarë, gazetari: Çfarë po fshihet për Sokol Sadushin?
Artikulli tjetërZvarritet seanca ndaj Rrajës, manovra që bëri sot i afërmi i deputetit të PS