Albpetrolin e nxorën jashtë loje, por gratë e zyrtarëve dhe militantët e PS punësohen, ja emrat

Deputeti i Fierit, Luan Baçi deklaroi në një prononcim për mediat se Partia Demokratike do të mbështesë me forcë protestën e naftëtarëve në Fier sot dhe në vazhdim. Ndrëkohë, ai ka bërë publik edhe listën emërore të të punësurave partikë në këtë zonë.
Deklarata e plotë e deputetit të Fierit Luan Baçi
Pak ditë më parë, në këtë sallë denoncova punësimet partiake dhe të paligjshme që po bëhen në Albpetrol ndërkohë që ka shpallur ristrukturimin e kompanisë.
Ashtu siç pritej, Ministria e Damian Gjiknurit, bëri një sqarim të gjatë me plotë të pavërteta.
E pavërteta e parë është se bisedimet për ristrukturim janë kryer me sindikatën e punëtorëve.
E vërteta është se përfaqësuesit e sektit të Gjiknurit në Albpetrol nxorën jashtë loje 7 sindikata të ligjshme dhe krijuan vetë një sindikatë, ku nuk ka punëtorë të Albpetrol, por truproja të kompanisë.
Drejtuesi i sindikatës quhet Konstadin Kina, Shef i policisë private në Albpetrol.
E pavërteta e dytë është se Albpetrol nuk ka të punësuar asnjë person të ri dhe, nëse do të hapen vende pune, prioritet kanë punonjësit e larguar nga ristrukturimi.
E vërteta është se janë marrë në punë 79 persona dhe ne e disponojmë këtë listë. Do të doja të mos i përmend emrat e të punësuarve, por do ta bëj këtë në emër të naftëtarëve të ndershëm të Fierit, Patosit, Roskovecit, Mallakastrës, Vlorës dhe Delvinës që, ose janë larguar nga puna, ose rrinë me zemër të ngrirë.

Gjatë periudhës së ristrukturimit është marrë në punë:
Ermal Cakrani: Bashkshort i kryetares PS Fier
Gentjan Lamçe: koordinator i PS Patos
Limonera Bozha: Vajza e Administratorit të PS Portëz
Ilir Kripa: Anëtar i KZAZ 59 Patos
Sefret Hoxhaj : Kryetar i PS Cakran
Bashkë me ta janë edhe disa militantë të tjerë të PS.
Ervis Toska
Flauers Shoshi
Florenc Gjata
Samontha Kondi
Silva Jano
Irid Ciko
Jelsona Qirko
Sokol Saliaj
Dritan Shahu
Hajri Hoxha
Enea Prifti, e shumë të tjerë. E pavërteta e tretë është se gratë kryefamiljare do të kenë përparësi dhe nuk do të hiqen nga puna.

E kundërta është e vërtetë. Kryefamiljarët i kanë zëvendësuar me militantë partiakë. Shembull për këtë është zonja Vjola Tafa kryefamiljare, me 11 vjet punë, nënë e një fëmije të mitur.
Nuk i është mbyllur vendi i punës, i plotëson të gjitha pikët, por është hequr nga puna si simpatizante e PD.
Ministria e Damian Gjiknurit gënjen edhe për kompensimin financiar të të larguarve nga puna, sepse ata akoma nuk janë paguar. Në thonin se statusin e naftëtarit e bëri të mundur PS, dhe këtu ju gënjeni. Kjo u bë e mundur nga nisma e një deputeti të PDIU-së që ishte pjesë e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e vitit 2013.
Por edhe për këtë po i zvarrisni procedurat në pafundësi. Na thoni se së shpejti do të ngrini Institutin Shkencor të Naftës por nuk na thoni, a do ta lini në Fier institutin apo do ta sillni në Tiranë siç e keni programuar.
Partia Demokratike është e vendosur të mbështesë protestën e naftëtarëve. Këtë do ta bëjmë dhe nesër para prefekturës në Fier. Do ta bëjmë derisa Albpetroli të çlirohet nga interesat mafiozë që punojnë për pushtetarët dhe oligarkët e naftës të lidhur me ta.

Artikulli paraprakBanda e Ballës kërcënon TV Shijak: “Do t’ju vrasim, do t’ju fshijmë”
Artikulli tjetërPogba apo Mourinho?