Albin Kurti preket nga Covid-19, vetëizolohet

Kreu i qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se nuk ka dalë në punë e është futur në vetizolim, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Facebook se njëzyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19.

“Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, ka thënë i njejti.

Kurti ka shkruar se do t’i kryejnë punët nga largësia me përkushtimin e njejtë.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë: Dokumentat e vjedhjeve me tenderat sekretë u dogjën me urdhër të Ramës
Artikulli tjetërU sekuestrohen 3.7 milion euro prona dy vëllezërve