Alarmi nga koronavirusi/ Italia ka zyrtarisht më shumë të vdekur se Kina, 427 viktima të tjera në 24 orë

Nuk po njeh përmirësim situata nga koronavirusi në shtetin fqinj të Italisë.

Në 24 orët e fundit, 427 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit të ri Covid-19, duke e çuar në 3405 numrin total të viktimave.

Shefi i Mbrojtjes Civile, Borrelli, njofton se deri në këto momente numri i personave të infektuar nga koronavirusi ka arritur në 33 190, shto këtu dhe 4408 rastet e reja gjatë ditës së sotme.

Borrelli shton se numri i personave të shëruar në Itali që ishin prekur nga virusi ka shkuar në 4440 ndërsa në terapi intensive janë shtruar dhe 2498 persona.

Artikulli paraprakLajm i mirë nga OBSH: Gati katër barna kundër virusit
Artikulli tjetërIsh-deputeti publikon mesazhin: Në spitalin e Shkodrës nuk ka tamponë, nuk bëhen analizat e Covid-19