Alarmi i përhapjes së salmonelës, ja si të ruheni

Çfarë është salmonela?
Salmonela është një lloj bakteri që jeton në sistemin tretës të shumë kafshëve. Salmoneloza është një sëmundje që e merrni duke ngrënë ushqim të kontaminuar ose duke prekur kafshë që janë mbartëse të baktereve të salmonelës. Sëmunjdjet fillojnë nga të lehta deri në infeksione shumë të rënda, që mund të shkaktojnë vdekje. Megjithatë ka disa mënyra për të mbrojtur veten.
Zbuloni se cilat ushqime mund të kontaminohen nga ky lloj bakteri, a ndihmon zierja apo larja e këtyre produkteve ushqimore, si dhe simptomat që paralajmërojnë se jeni infektuar me salmonelë.
Burimet ushqimore të salmonelës
Çdo ushqim i pagatuar me bazë shtazore – si mishi i viçit, shpendëve, qumështi dhe produktet e tij, vezët dhe produktet e detit, si dhe disa lloje frutash dhe perimesh – mund të kontaminohen me bakterin e salmonelës. Prandaj nuk duhet të konsumoni asnjëherë mish të pagatuar ose produkte të bulmetit të papasterizuar.
Duhet t’i kushtoni gjithashtu vëmendje çdo njoftimi apo paralajmërimi në lidhje me ushqimet që zakonisht nuk lidhen me salmonelën. Këtu përfshihen ushqimet e përgatitura në shtëpi me vezë të paziera, si majonezi, akullorja, torta etj.
A mund të ndihmojë zierja ose larja?
Zierja e produkteve ushqimore sigurisht që ndihmon në vrasjen e salmonelës. Ndërsa larja e frutave dhe perimeve duhet gjithmonë, mund të mos e largojë salmonelën, sidomos pas një shpërthimi, është mirë që të qëndroni larg ushqimeve që dyshohet se janë kontaminuar me salmonelë. Për më tepër, kur zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë njerëzit mos të konsumojnë ushqime të kontaminuara gjatë shpërthimit të salmonelës, do të thotë që nuk duhet t’i konsumoni këto ushqime, të gatuara ose jo.

Këshilla për sigurinë ushqimore
FDA rekomandon këto praktika për të parandaluar helmimin e ushqimeve:
Lani duart me sapun dhe ujë të ngrohtë para dhe pasi t’i prekni ato.
Përdorni një dërrasë të pastër për prerje. Mos i lini produktet që të bien në kontakt me ushqime të tjera të pa gatuara (si për shembull, djathin afër vezës së pa zier).
Në frigorifer vezët duhet të qëndrojnë gjithmonë në një vend veçantë produkteve të tjera ushqimore.
Burime të salmonelës jo-ushqimore
Kafshët shtëpiake mund të kenë bakterin e salmonelës në zorrë, prandaj feçet e tyre mund të jenë një rrezik potencial. Më të prekurit në këtë rast janë zvarranikët, si breshka, gjarpërinjtë, si dhe zogu i pulës dhe shpendë të tjerë. I lani duart gjithmonë me sapunë dhe ujë të ngrohtë pasi të bini në kontakt me çfarëdolloj kafshe ose glasat e tyre.
Simptomat dhe trajtimi i salmonelozës
Salmoneloza mund të shkaktojë ethe, dhimbje barku, diarre, të përziera, që zhvillohen 12 deri 72 orë pas ngrënies së një ushqimi të kontaminuar me bakterin salmonela. Shumë njerëz mund të shërohen brenda katër ditësh pa pasur nevojë që të marrin trajtim, por duke konsumuar shumë ujë. Nuk është gjithmonë i nevojshëm trajtimi me antibiotikë, vetëm nëse infeksioni i salmonelës është përhapur në zorrë.
Rastet më serioze dhe me potencial fatal janë tek fëmijët e vegjël, të moshuarit, njerëzit e brishtë dhe ata me sistem imunitar të dobët.

Artikulli paraprakSi të njohim dhe të trajtojmë çrregullimet e ankthit
Artikulli tjetërMerkel mbron Ozil: Lojtar fantastik, ka bërë shumë për kombëtaren gjermane