Alarmi i Antimafias në prag të Pashkëve: 50 luftëtarë të ISIS nga fronti i luftës kanë hyrë në Itali

Në prag të festës së Pashkëve katolike në të gjithë Italinë e në veçanti në kryeqytetin Romë janë shtuar masat e sigurisë kundër rrezikut terrorist. Gjatë orëve të fundit janë ekzekutuar operacione të rëndësishme antieterroriste me arrestimin e disa emigrantëve të radikaliziar, të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.
Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti ka deklaruar se alarmi i rrezikut terrorist veçanërisht në Romë mbetet i lartë. “Rënia e Mosul e Raqqa ka reduktuar kufijtë territorial të shtetit islamik por në të njëjtën kohë ka rritur rrezikshmërinë terroriste”, është shprehur ai.
Sipas Ministrit të Brendshëm Italian, “Shteti islamik ka aftësinë të mbledhë rreth vetes 25-30 mijë foreign fighters nga 100 vende të ndryshme, duke u bërë legjoni më i madh i huaj që njeh deri më sot historia moderne. Mjaft prej tyre nuk jetojnë më por të mbijetuarit po përpiqen të strehohen kudo dhe në Evropë”, tha ai.
Alarmi i rrezikut terrorist në Itali është pohuar dhe nga Prokurori i Antimafias italiane Federiko Calfiero De Raho i cili ka informuar se rreth 50 foreign fighters kanë hyrë në territorin italian e se Italia konsiderohet si një vend kalimi për ta”.
Por sipas prokurorit të Antimafias italiane, ekziston një rrezik efektiv i përgjithshëm terrorizmi në Itali e jo një preokupim më i madh se në të shkuarën. “Pa dashur të hedh poshtë alarmin e ministrit Minniti, mendoj tha ai, se alarmi i terrorizmit nuk është kaq i lartë. Aktiviteti paralandues i autoriteteve italiane është konstant”.
Për kreu e Antimafias italiane, vëmendje duhet t’i kushtohet emigrantëve të brezit të dytë të cilët vuajnë kushtet sociale të margjinalizimit e ofrojnë terrenin e përshtatshëm për mbjelljen e frymës së radikalizmit islamik dhe të aktivitetit terrorist”.

Artikulli paraprakSkandal, Rama shkrin Prokurorinë e Krimeve të Rënda‎ që hetonte Tahirin
Artikulli tjetërAvioni i drogës fluturon mbi Divjakë (Video)