Akuza e fortë e Haradinajt: Idenë e ndarjes në SHBA e dërguan…

Ramush Haradinaj ka bërë një akuzë të fortë në intervistën për Çim Pekën. Ai deklaroi se, idenë e ndarjes së Kosovës e çuan në SHBA njerëzit tanë. “Ata e morën këtë ide në këtë mënyrë. Tani ka nisur pastrimi nga kjo ide”, tha Haradinaj.

Haradinaj është shprehur i bindur se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet edhe pse ai do të ikë.

“Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet nga Kosova. Kjo taksë do të qëndrojë deri në ditën kur Serbia të njohë Kosovën shtet.

Ndërkombëtarët janë duke bërë gabim duke bërë një presion kaq të madh ndaj Kosovës. Ky presion nuk sjell asnjë gjë të mirë as për Kosovën dhe as për rajonin”, është shprehur Ramush Haradinaj.

Teksa komentonte përballë gazetarit Çim Peka aktualitetin politik në Kosovë dhe rajon, Haradinaj u shpreh i vendosur në idetë e tij për të mbrojtur Kosovën nga ajo që ai e quan Dodik Republika.

“Unë nuk shkoj hapa pas armiqve të vendit tim. Ibrahim Rugova ka thënë më herët “kryet ma hiqni, por mendjen s’ma ndërroni”. Nuk mund të prekni në territor të Kosovës, nuk mund të mashtroni shqiptarët.

Ai u shpreh i vendosur se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa Beogradi të njohë Republikën e Kosovës.

“Putin nuk ka vend në Kosovë. Taksa nuk hiqet deri në njohje. Gabohet kush mendon se taksa hiqet”, deklaroi Haradinaj.

Artikulli paraprakBylykbashi-Ramës: Ne po bëhemi gati…
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e analistit: Rama çdo mëngjes zgjohet me mendimet si të mashtrojë dhe si t’ua bëjë të keqen shqiptarëve…