Akuza e fortë e Alibeajt: Rithemelimi pazar me oligarkët për komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi

Dakordësia e Rithemelimit me PS për komision hetimor për vetëm dy nga katër koncesione në Shëndetësi, për Enkelejd Alibeajn është një Pazar për që ka influencë oligarkësh. Në “Studio Live” në Report Tv Alibeaj hodhi akuza për seleksionimin që është bërë.

Pyetje: Çfarë fshihet te kjo marrëveshje, amnistia apo ka dhe diçka tjetër? Keni përmendur sulmet ndaj SPAK…

Alibeaj: Të kesh garanci për reformën zgjedhore ti heqësh, të kesh garanci për komisionet hetimore, shkon dhe merr vetëm dy. Njërin prej tyre gjysmën po hetojnë. Koncesioni i dializës dhe laboratorëve nuk janë duke u hetuar dhe kjo ka një arsye, ca të nënës e ca të njerkës vetëm një pazarxhi mund ti bëjë. Këto dy koncesione e vlerësokan qeveria se i paska bërë në mënyrë të shembullt. Duket që është një selektivitet. Me shumë gjasë ka influencë oligarkësh. Mjafton të shikoni se kush është pas tyre. Kur janë dhënë dhe do kuptoni çfarë ndodh me këtë Pazar të komisioneve hetimore.

Artikulli paraprakKosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës/ Basha: Duhet vullnet politik, mungon bashkëpunimi mes Tiranës dhe Prishtinës
Artikulli tjetërStudimi i ri/ Në cilën orë duhet të hani darkë për të shmangur dhjamosjen dhe rritjen e sheqerit në gjak