Aktorja e madhe: Kemi nevojë për këtë Teatër, sa vjen më duket më i bukur në vjetërsinë e tij

Artistë dhe qytetarë të shumtë vazhdojnë protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kundër ligjit të miratuar në parlament nga mazhoranca e majtë për shembjen e tij.
Në këtë protestë ka marrë pjesë dhe aktorja e njohur Roza Anagnositi, e cila ka thënë se i qëndron idesë se saj të parë që të Teatri duhet ruajtur. Artistja e madhe thase nuk duhet të shembet Teatrit, port ë rikonstruktohet. “Këtu është kultura, historia, identiteti, emisioni dhe shpirti njerëzor. Kam më shumë se 50 vjet që interpretoj në këtë skenë”, u shpreh Anagnosti.
Pjesë nga deklarata e artistes Roza Anagnostit
Jam këtu për ato vlera që kam dhënë dhe ato emocione që i kam dhënë popullit tim. Unë jam këtu për të thënë dhe një herë se jam për rikonstruksionin e Teatrit. Partia ime ka qenë arti im, unë nuk kam qenë kurrë në asnjë parti. Këtu është kultura, historia, identiteti, emisioni dhe shpirti njerëzor. Kam më shumë se 50 vjet që interpretoj në këtë skenë.
Ditën që u bë ai ligj në Kuvend, u dëshpërova shumë. Nuk mendoj kurrë i majtë dhe i djathtë, unë mendoj vetëm publik.
Sa vjen më duket më i bukur në vjetërsinë e tij, kemi nevojë për një Teatër klasik. Mendimi im është krejtësisht i sinqertë, ne aktorët duhet të jemi pak patriotë. Ne në atë skenë kemi dhënë shumë për gjuhën shqipe.

Artikulli paraprakRama kërcënon qytetarin pse i kërkon llogari për faljen e detit!
Artikulli tjetërKonfirmohet hajduti tjetër, Vettingu degradon duke u kthyer në noterizues të urdhërave të Ramës